Një 12-vjeçar me inicialet B.A. ka treguar një shembull të mirë duke dorëzuar në stacionin e Policisë në Skenderaj një kuletë me para dhe dokumente.
Sipas një postimi të Policisë së Kosovës, në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kuleta i është dorëzuar pronarit të saj me 2,500 euro.
“Një shembull i mirë i qytetarit B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një kuletë, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.
Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2,500 euro.
Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin”, thuhet në njoftim.
Po ashtu drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.