Tiranë, 1 mars 2014– Një 12-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër duke terrorizuar banorët e zonës pranë shkollës 9 vjeçare “Bajram Curri” në Tiranë. Mësohet se 12 vjeçari K. Cungu ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov, ndërkohë policia ka arrestuar të atin e të miturit.

Pas arrestimit të 45 vjeçarit Petrit Cungu, policia ka sekuestruar dhe armën me të cilën është shtënë në ajër. K.Cungu është vëllai i Markeljan Cungut, eksponent i njohur nga policia, si një hajdut mjaft i “talentuar” që në moshë fare të vogël.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/