Një vajzë 12-vjeçare në Itali është abuzuar seksualisht nga dy persona, të cilët e kanë filmuar incidentin për ta ndarë në grupet e WhatsApp .

Dy të rinj, një 18-vjeçar dhe një 14-vjeçar, po hetohen nga Zyra e Prokurorit me akuzat për sulm seksual të rënduar dhe pornografi hakmarrëse.

Siç është raportuar nga Il Centro dhe Il Messaggero , hetimet çuan gjithashtu në kontrolle të shtëpive dhe sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike që u përkisnin dy të dyshuarve.