Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares pasditen e djeshme në spitalin e Durrësit, për shkak të hemorragjisë cerebrale.
Mjekë kanë bërë me dije se pavarësisht ndërhyrjes, hemorragjia ka vazhduar dhe për pasojë ka sjell dhe humbjen e jetës së 12-vjeçares, e cila ishte shoqëruar në spital nga dy gjyshërit.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe nga kartela mjekësore rezulton se paraprakisht kemi të bëjmë me vdekje për shkak të hemorragjisë cerebrale në tru.
Policia ka marrë në pyetje mjekët dhe ka nisur procedurën për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes. Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa hetimi do të vijojë me dëshmitë e nxënësve dhe mësuesve të shkollës, ku vajza ndoqi mësimin, si dhe të afërmve të saj, për të sqaruar më tej rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.





