Një vajzë 12-vjeçare, Jada West, pësoi dëmtime të rënda në tru dhe ndërroi jetë disa orë pas një sherri me një tjetër vajzë pranë shtëpisë së saj.
Incidenti ndodhi pasi dy vajzat zbritën nga autobusi i shkollës. Video e publikuar nga tezja e Jada-s tregon përplasjen mes dy vajzave, duke përfshirë shtyrje dhe rënien në trotuar. Një shoqe e viktimës dëgjohet duke qarë: “O Zot i madh, Jada!”
Tezja e 12-vjeçares shkroi në Facebook se “mund të duket si një sherr i thjeshtë, por para se mbesa ime të arrinte të kthehej në shtëpi, zemra e saj ndaloi”, duke ndarë pamjet dramatike të vajzës ndërsa trajtohej në spital.
Nëna e Jada-s ka deklaruar se vajza e saj ishte viktimë e ngacmimeve të vazhdueshme që kur u transferua në shkollë, duke nxjerrë në pah shqetësimin për sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe nevojën për ndërhyrje ndaj ngacmimeve dhe dhunës mes nxënësve.
Incidenti ka tronditur komunitetin lokal dhe ka hapur debat mbi ngacmimet në shkolla dhe mbikëqyrjen e nxënësve pas orarit të shkollës.





