Një vajzë 12-vjeçare u arrestua në Los Anxheles, pasi qëlloi me armë zjarri në shkollën Salvador Castro duke lënë 4 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes, dhe sipas policisë, të shtënat brenda një klase kanë qenë aksidentale. Si pasojë, mbeti i plagosur rëndë një i ri dhe tre fëmijë të tjerë më lehtë.
Zëdhënësi i policisë së Los Anxheles thotë se vajza është akuzuar për përdorim të pakujdesshëm të një arme zjarri në ambientet shkollore.
Akuzat vijnë pasi një shok i klasës së vajzës, gjithashtu 12 vjeç, zbuloi se ai foli me të pasi ndodhi ngjarja dhe tha se ajo po qante dhe thoshte vazhdimisht: “Nuk doja ta bëja”.
Ajo i tha shokut se arma ishte në çantën e shpinës së saj dhe se e shkrepi rastësisht kur po hapte çantën.
Një shok tjetër i klasës gjithashtu tha se vajza nuk donte të lëndonte askënd, duke thënë se ajo mendonte se ishte një armë lodër.





