E trishtë në Itali.

Një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po lozte.

Ngjarja tragjike ndodhi në provincën e L’Aquila-s rreth orës 18:00.

Në vendngjarje ka mbërritur urgjenca, por pa rezultat.

Fëmija fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtim ishte e kotë.

Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, megjithatë nuk mundi.

Për rastin ka nisur një hetim.