Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka sjellë sot historinë tronditëse të një 14-vjeçareje që ngeli shtatzënë vetëm 12 vjeçe dhe sot rrit një vajzë me probleme të mëdha shëndetësore të ardhur në jetë si fryt i një lidhjeje me një djalë që e njohu në rrjetet sociale.
Stafi i emisionit për shkak të moshës së vogël nuk e publikon emrin e vajzës së mitur që sot rrëfen në studio problemet e saj që nga njohja me babain e vajzës, ikja nga shtëpia për të jetuar dashurinë më të, shtatzëninë, lindjen e vajzës, dhunën e ‘burrit’ 16-vjeçar dhe varfërinë ekstreme.
“BalkanWeb” sjell sot për lexuesit historinë e vajzës që lindi në shkurt të vitit 2003. Dy vjet më parë, kur ajo vetëm 12 vjeç ajo mori vesh lajmin: brenda saj po rritej një krijesë….dhe as nuk e kuptonte se vetëm pas 9 muajve do të bëhej nënë. Ajo vazhdonte të luante vet me kukulla dhe po sillte në jetë një fëmijë.
Studionte në klasën e VII dhe ishte një nxënëse ekselence kur u njoh me një 16-vjeçar me anë të rrjeteve sociale dhe pas disa ditësh takohet me personin në fjalë.
Nëna zbulon këtë lidhje sekrete siç dhe vajza e quan dhe nga frika 12-vjeçarja ikën nga shtëpia dhe strehohet në banesën e djalit.
Policia arriti të gjejë vendndodhjen, fillimisht nuk u mor asnjë masë pasi ishin të vegjël por vajza pasi u rikthye në shtëpi nuk qëndroi gjatë dhe ia mbathi sërish duke i kërkuar djalit të jetonin të dy sepse e dashuronte. 12 vjeç e pak muaj martohet dhe kjo vogëlushe ngelet shtatzënë. Sot që është 14 vjeçe e ka vajzën e saj 9 muajshe.
Babai i vajzës jo vetëm që nuk u kujdes për të dyja por e dhunoi duke e detyruar në njëfarë mënyre që ajo të ikte tek prindërit e saj. Dhe aktualisht ajo jeton te prindërit me vajzën e vogël, e cila erdhi në jetë në datën 17 qershor të 2016-s me probleme të rënda shëndetësore në zemër dhe me sindromën Down.
Ajo jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Por hallet nuk kanë fund për 14-vjeçaren. Vajzës së saj 9 muajshe nuk i ka ngelur shumë jetë, pasi i duhet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Historia e 14-vjeçares është e dhimbshme, ajo ka nevojë për ndihmë. /BW/