18 shkurt 2015 – Policia e Udines arrestoi Bilbil Isakun, 41 vjeç, sepse duhet të kryejë 12 vjet e 3 muaj burg për një serial vjedhjesh.
Isaku njihet nga organet kompetente italiane me të paktën 6 emra (identitete) të tjera, njëri prej të cilëve është edhe Behar Isaku. Bilbili është dënuar me burg, për të paktën 20 vjedhje e tentativa vjedhjeje të kryera gjatë viteve 2001-2004.
Isaku ra në sy të forcave të rendit për herë të parë në v.1996 në Milano. Isaku, me origjinë nga zona e Lacit në Shqipëri, tashmë filloi të vuajë burgimin në Burgun e Urbinos.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





