120 apartamentet e ndërtuara për të pastrehët e Durrësit, kanë nisur të popullohen nga përfituesit e tyre. Me të marrë vendimin Këshilli Bashkiak, ka nisur edhe nënshkrimi i kontratave me të gjithë familjarët të cilët kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga ligji për t’u strehuar.
Në zyrat e “PIU”-t ka një fluks të madh qytetarësh, që po firmosin kontratat për të hyrë në apartamentet e përfunduara të cilët janë shpërndarë me qera sociale me çmim të ulët.
Banorët që i kanë nëshkruar të parët kontratat, kanë zbarkuar me mobiljet dhe orenditë e tjera, ndërsa apartamentet kanë nisur të gjallërohen nga familjet që do të jetojnë aty.
Por çfarë mendojnë familjarët, për banesat e reja ku janë stehuar? Si janë kryer punimet? Çfarë kushtesh kanë këto banesa sociale që shpërndahen me qera të ulët? Për më shumë ndiqni videon me intervistat e banorëve përfitues të apartamenteve.
K.H.





