Shalke 04 ka fituar në vitin 1997 Kupën UEFA, pasi mundi në finale skuadrën e Interit, pas gjuajtjes së penalltive.Ndeshjen e parë e kishte fituar Shalke me rezultatin 1-0, me gol të Vilmots, ndërsa në të dytën zikaltrit triumfuan falë golit të Zamoranos dhe pas shtesave gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltive, me gjermanët që fituan 1-4.
Ajo fitore është përkujtuar nga tifozët në ndeshjen e fundit me Hamburgun, teksa një koreografi spektakolare u shpalos në gjithë stadiumin. Rreth 120 mijë euro ka kushtuar ajo, ndërkohë që të gjitha shpenzimet janë përballuar nga vetë tifozët.