8tetor 2015 – Ahmet Zogu, mbreti i parë shqiptar lindi më 8 tetor të vitit 1895. Sot, në ditëlindjen e 120, edhe pas vdekjes, ai u nderua nga pasardhësit e tij, si dhe përfaqësues të partive të ndryshme. Mes tyre edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi homazhe para varrit të tij.

“Përkujtimi sot i ditëlindjes së lartmadhërisë së tij, Mbretit Zog është një rast fatlum për të kujtuar se sakrifica dhe vepra për kombin nuk vdes kurrë, nuk shuhet kurrë, e nuk zhbëhet, as nga intrigat e vogla, as nga persekutimet e mëdha, si ato dhjetëra vjeçare që mbarti mbi shpinë Mbreti i Shqiptarëve Zogu i Parë dhe familja e tij, nga regjimi komunist”, u shpreh Basha.

Në ceremoni ka qenë i pranishëm Princ Leka II, pretendent për fronin mbretëror.

/portali DurresLajm/