1200 bileta për shqiptarët kundër Liechtenstein ne sfiden Liechtenstein-Shqipëri më 6 tetor n% Vaduz. Në një nga stadiumet më të vogla që Shqipëria ka luajtur ndonjëherë një ndeshje ndërkombëtare, numri i shqiptarëve do jetë relativisht i lartë. Federate shqiptare e futbollit pas negocionatave me homologët e Liechtensteinit, ka arritur të sigurojë 1200 bileta për këtë sfida rreth 20% të stadiumit ndërkohë që rregullorja nuk parashikon më shumë se 5 për qind të kapacitetit.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga pala shqiptare që është e bindur se kërkesat për këtë sfidë në qendër të Europës do jenë shumë të larta. FSHF është duke menduar që shumicën e biletave t’ua japë në dispozicion grupimit”Tifozat kuqezi”, ndërkohë që nga ana tjetër parashikohet që shumë shqiptarë që jetojnë ne Francë ose Gjermani të jenë të pranishëm në këtë sfidë.
Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë kundër Maqedonisë me rezultatin 2-1, ndërkohë që Liechtenstein humbi 8-0 në Spanjë dhe realisht objektivat e kësaj skuadre janë relativisht modeste.





