121 kg kokainë janë zbuluar dhe sekustruar në bordin e një anijeje mallrash, e cila u ndalua nga autoritetet peruane.
Sipas mediave ndërmkombëtare, anija me emrin “Dimitri C” i përket kompanisë greke Danaos Shipping. Rasti është pasqyruar edhe në shtypin grek, të cilat shkruajnë se anija i përket biznesmenit Gianni Kousta.
Mjeti lundrues kishte mbërritur në Peru më 13 shtator pasi ishte nisur nga Kili dhe destinacion përfundimtar ishte Ekuadori. Në bord ishin 23 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 16 ukrainas, 3 rusë dhe 4 nga Tanzania. Sasia e kokainës ishte e ndarë në tri çanta.