Lëvizja Socialiste për Integrim ka përmbyllur dje në mbrëmje mitingun elektoral në Durrës. Ish-kreu i saj, Ilir Meta, pati në shënjestër kryesore Partinë Socialiste, duke e etiketuar atë vazhdimisht si Rilindje, ndërsa hodhi akuza edhe në drejtim të Policisë së Shtetit.

Deklaratat e Metës:

-Nuk pati vullnet për të bërë shtet, por kiamet. Ata që flasin për zbatimin e ligjit, a nuk ishin ata që donin të fshihnin aeroportin e drogës që kishin bërë në Ishëm. Kur u ra piloti me gjithë kanabis se si tamahqarë që janë e kishin ngarkuar avionin me kanabis më shumë se ç’duhet!

-Për një dritare pa leje në Sukth i shkon policia, por për aeroportin e Ishmit nuk u ndëshkua askush.

-Janë vrarë njerëzit në mes të Durrësit dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, sepse policia u bë palë me bandat kundër njëra-tjetrës.

-A nuk e di gjithë Durrësi se kush i fik skanerat e doganave kur kalon droga për në Itali. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këto akte mafioze.

-Ajo që u paraqit si Rilindje, ishte mavia e krimit dhe korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

-Iku koha kur Shqipëria qeverisej me tuta dhe batuta.

-Mavi do të thotë që do t’ua japësh shtetin të fortëve, të dhunshmëve dhe të jesh i nënshtruar ndaj tyre dhe të tregosh arrogancë ndaj hallexhinjve.

-Durrësi sot jo vetëm është zgjuar, por edhe rebeluar.

-Bandat e rilindjes dhunojnë gra dhe vajza të reja në Pukë.

-Banditët e Rilindjes me armë në dorë, nën mbrojtje e shefave të policisë përgjegjës për drogës dhunuan një mësues të shkëlqyer në Fushë Krujë (në foto).

-Duhet të kërkojmë vota të reja për të vajtuar nga 700 mijë në 1 mln vota ditën e diel. Jo më kot jemi të parët në listën e votimit.

-Jo më kot Mavia është 2 dhe të gjithë nxënësit e dinë se nota më e ulët është 2-i kur nuk bën detyrat.

-Ju jap fjalën se më 25 qershor në mbrëmje përpara se të kaloj në Kavajë për fitoren e Maksim Konos, do të vij këtu të festojmë LSI-në forcë e parë.

/Ora News/