23 korrik 2014– A e dini se në Singapor është e ndaluar që të shesësh apo të përtypësh çimçakiz? Apo që Obama merrte drogë kur ishte i ri? Këto dhe mjaft fakte të tjera,po ju paraqesim. Edhe pse janë të çuditshme, ato janë të vërteta:
•Një pemë ulliri mund të jetojë rreth 1500 vjet.
•Presidenti i ShBA-ve Barack Obama, merrte drogë kur ishte adoleshent.
•Qumështi i hipopotamit ka ngjyrë rozë.
•Njeriu mund të mbajë mend vetëm 4 gjëra në moment.
•Iluzionet optike krijohen kur syri i njeriut bie në konflikt me atë që truri i tij pret.
•Dueli me armë është i ligjshëm në Paraguai, për sa kohë që dy palët janë të regjistruara në qëndrën e dhurimit të gjakut.
•Persia e ndërroi emrin në Iran, në vitin 1935.
•Minjtë mund të dallojnë ndryshimin midis dy gjuhëve të ndryshme të njerëzve.
•Skocia ka numrin më të madh të njerëzve me flokë të kuqe, se kudo tjetër.
•Sean Connery refuzoi rolin e Gandalf në filmin “Mbreti i Unazës”, pasi nuk e kuptonte skenarin.
•Në Singapor është e ndaluar të shesësh çimçakiz.
•Nga të gjitha shqisat, nuhatja është shqisa që lidhet më shumë me memorien.
•Zelanda e re ka 70 milionë dele dhe 4 milionë njerëz.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





