Lidhur me tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku për shkak të një zjarri në diskotekë ndërruan jetë 59 persona e u plagosën 197 të tjerë, janë arrestuar deri më tani 13 persona.
Sipas Reuters, licenca e këtij klubi është marrë në mënyrë të jashtëligjshme.
Po kështu raportohet nga mediat ndërkombëtare se ambientit i mungonin aparatet e fikjes së zjarrit dhe daljet emergjente, e se ishte ngritur nga materiale të ndezshme, pra që digjen lehtësisht nga zjarri.
Kujtojmë se me datë 17 mars, kreu i Koçanit, Lupçjo Papazov, dha dorëheqjen pasi e konsideroi si të arsyeshme një hap të tillë pas kësaj tragjedie.
Papazov i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë dhe atë si kryetar në rast se ka përgjegjësi për këtë ndodhi.