Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 13-vjeçar ka goditur me thikë një të mitur.

Policia njoftoi se gjendja e të plagosurit për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, i identifikuar nga policia, iku në një park aty pranë pas sulmit në këndin e lojërave të shkollës.

Pas një kontrolli të shkurtër, policët kanë mundur ta arrestojnë në stacionin e trenit 13-vjeçarin.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një gjermano-bullgar nga Lippstadt, i cili edhe më herët raportohet se është përfshirë në ngjarje të dhunshme.