Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë të pallatit ku jetonte, në Lezhë.

Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës.

Mësohet se ajo ka rrëshqitur nga dritarja e katit të tretë dhe ka rënë në ballkonin e katit të dytë.

E mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.