1 shtator 2015 – Një vajzë e mitur, pasi është njohur me një djalë nga Lushnja në Facebook, ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Vajza është 13 vjeçe, ndërsa ai është 19 vjeç, i cili u arrestua nga uniformat blu për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Arrestimi i shtetasit Kejdi Çela u bë i mundur nga policia e Lushnjës, pas denoncimit të vetë vajzës që bëri seks me të. Vajza 13-vjeçare me iniciale E.F., në praninë e një psikologeje ka rrëfyer në Komisariatin e Lushnjës se ka kryer marrëdhënie me Kejdin 5 ditë më parë, pas një njohjeje të rrjetin social. Edhe i denoncuari e ka pranuar ngjarjen në fjalë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/