Policia greke ka bërë të mundur gjetjen e 13-vjeçares nga Saranda, e cila prej një jave ishte larguar nga banesa e saj. Ajo u gjet në Kostur, nën shoqërinë e një 33- vjeçari. Bëhet fjalë për Gentian Zogun, i cili është ndaluar nga policia e shtetit fqinj.
Oficeri i policisë greke ka kontaktuar me nënën e vajzës, ku i ka shpjeguar se 13-vjeçarja do të deportohet dhe sillet në Sarandë. Sipas burimeve mësohet se Zogu e ka mbajtur vajzën dy ditë në shtëpinë e tij në Gramsh dhe më pas kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, drejt Greqisë nga mali.
Ndërkohë policia vijon hetimet edhe për rastin e 15-vjeçares me inicialet I.K, e cila u zhduk mesnatën e 7 korrikut dhe u gjet pasditen e sotme në një hotel në Gjirokastër.





