Indi, 9 maj 2014 – 13 vjeçarja var veten, pasi nëna e saj i kishte ndaluar përdorimin e rrjetit social Facebook. Ngjarja ka ndodhur 7 marsin e kaluar, por vetëm sot ky fakt ëhstë bërë publik nga e përditshmja The Times of India.

Sipas hetuesve që janë marrë me këtë çështje, vajza e mitur kalonte shumë kohë në Facebook duke komunikuar me shokët e shoqet e saj.

E ëma e kishte kritikuar disa herë për këtë gjë, duke i shpjeguar se ishte shumë e vogël për t’u marrë me Facebook-un. Pas disa debateve, e ëma i ka kërkuar vajzës të fshinte profilin e saj në Facebook deri në drekë.

Kur është kthyer në drekë në shtëpi, gruaja ka trokitur në derë, por askush nuk ia ka hapur. Me një kopje çelësash, gruaja ka mundur të hyjë në shtëpi, por ka gjetur vajzën e saj të varur në ventilatorin në tavanin e dhomës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/