Një 60-vjeçare franceze është zbuluar nga policia, ndërsa mbante në një apartament 25m2 jo pak por 130 mace.

Policia është vënë në dijeni nga një fqinjë i gruas së moshuar, i cili e ka parë disa 60-vjeçaren, ndërsa tentonte të hidhte një mace nga dritarja e apartamentit të saj në kat të tretë.

Kur kanë mbërritur policët, ata kanë gjetur në apartament, mace nga të gjitha anët, disa madje të ngordhura e disa të tjera të kequshqyera.

Në apartament ndodhej vetëm një dyshet, një frigorifer, mbetje të shumta dhe pak ushqim.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, disa mace u larguan nga apartamenti dhe tani shoqatat e mbrojtjes së kafshëve po punojnë për t’i gjetur.

Ndërkohë, gruaja e moshuar ka përfunduar në psikiatri.