Më datë 18 qershor, në orën 10.00, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” pritet të hidhet shorteu për shpërndarjen e apartamenteve të banesës kolektive nr. 1&3 Rruga “Lura”, dhe nr. 15&23 rruga “Ahmet Dakli”, Njësia Administrative nr.5, Durrës.

Shorteu i zhvilluar nga bashkia Durrës do të bëjë me shtëpi të re 135 familje, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u rindërtuan në kuadër të procesit të Rindërtimit.

“Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve
lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik. Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesëmarrës në këtë shorte publik mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit”,
– shkruan bashkia Durrës në njoftimin e publikuar në website-n zyrtar.

Lista e personave përfitues: