Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas aksionit të përbashkët policor Shqipëri-Greqi, që u finalizua me sekuestrimin e 137 kg kokainë në Durrës.
Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se operacioni "Kuito" ishte një tjetër provë e pjekurisë profesionale kundër krimit të organizuar.
""KUITO" një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të PSH në luftën kundër krimit të organizuar, i cili ka marrë sot një goditje domethënëse.
Përgëzime për PSH dhe falënderime për partnerët tanë
E gjitha vazhdon…", shkruan Lleshaj.





