Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për dy të arrestuarit, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, të përfshirë në trafikun e 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit.

SPAK kërkon 18 vite burg për Altin Mysilhaken, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht i kërkohet 12 vite burg.

Për personin tjetër e përfshirë, Ardian Begën, është kërkuar 13 vite heqje lirie, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, atit i mbeten për të shlyer 8 vite e 8 muaj burg.

Për Gentian Malindin, i cili akuzohet dhe si porositësi i sasisë së madhe të drogës, është pezulluar gjykimi, pasi ndodhet në arrati.

Kokaina që u sekuestruar u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontenierit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.