Aktorët mund të bëjnë shumë gjatë roleve të tyre, të ndryshojnë imazhin, të rrisin apo heqin mjekrrën, të dobësohen apo shtojnë peshë, madje edhe të ndryshojnë gjininë. Ja kush janë 14 aktorë të cilët ia kanë dalë të luajnë me sukses rolin e një personi të një gjinie tjetër. 

Angelina Jolie

"Kripë", 2010

 

Angelina Jolie ka luajtuar rolin e një oficeri të CIA-s që dyshohej se punonte për inteligjencën ruse. Sipas komplotit oficerja duhet të shndërrohej në burrë dhe në fakt aktores iu deshën shumë orë në dhomën e veshjes për të realizuar rolin.

Gael García Bernal

"Edukata e keqe", 2004

Në këtë film dramatik të kinemasë spanjolle, Gael García Bernal luan rolin e një tranvestiti.

Eddie Redmayne

"Vajza daneze", 2015

Drama këtu fillon në vitet 1920 dhe tregohet historia e Einar Wegener, që filloi të pozonte për të shoqen artiste si grua. Ai zbulon që ndihet grua dhe i nënshtrohet procedurave mjekësore për ndryshimin e seksit. Eddie Redmayne ishte i shkëlqyer në të dyja rolet, dhe filmi ishte i pari që trajtonte tematikën e trasgjinorëve. 

Cillian Murphy

"Mëngjes në Pluton" 2005

“Mëngjes në Pluton” është një nga punët më komplekse në karrierën e Cillian Murphy. Aktori shndërrohet nga një adoleshent i mbushur me androgjene në një bjonde rrëzëllitëse. 

Adam Sandler

"Jack & Jill", 2011

Në komedinë “Jack dhe Jill”, Adam Sandler luan rolin e një punonjësi të një agjencie reklamash dhe të motrës së tij të ‘çmendur’. Për këtë film aktori mori dy çmime për rolin më të keq si femër dhe mashkull.

Elle Fanning

"3gjenerata", 2015

Elle Fanning lujati rolin e një adoleshenteje të vendosur për të ndryshuar seksin. Ajo nuk mund ta pranonte që kishte lindur femër, ndaj vendosi të bëhej djalë. 

Hilary Swank

"Djemtë nuk qajnë" 1999

 

“Djemtë nuk qajnë” është një film dramatik i bazuar në histori të vërtetë.

Hilary Swank kishte lindur grua, por ndihej burrë që në moshë të re. Për t’u përshtatur në këtë rol aktorja preu flokët, punoi me trupin që ta bënte më muskuloz që të dukej si mashkull dhe jetoi me imazhin si mashkull për disa muaj.  Swank mori një çmim “Oscar” për këtë rol. 

Robin Williams

"Zonja Doubtfire", 1993

 “Zonja Doubtfire” është një film i njohur dhe i dashur për shumë prej nesh. Personazhi i dados luhet nga Robin Williams, i cili maskohet si grua dhe shkon në shtëpinë e ish bashkëshortes si dado e fëmijëve, për t’i rifituar zemrën.

John Travolta

"Llak flokësh" 2007

Tek “Llak flokësh” John Travolta luan rolin e  Edna Turnblad, e cila punonte në lavanteri dhe nuk kishte dalë nga shtëpia për 10 vjet, duke shtuar kështu shumë kile të tepërta. Ishte e çuditshme të shihje Travoltën në këtë rol.

Amanda Bynes

"Ajo është burri", 2006

Në këtë komedi Amanda luan rolin e Violës dhe vëllait të saj binjak Sebastianit. Ajo përpiqet t’i japë një mësim ish të dashurit dhe të tregojë që futbolli nuk është vetëm një lojë meshkujsh.

Patrick Swayze

"Wong Foo-së, faleminderit për gjithçka, Julie Newmar", 1995

Patrick Swayze mori çmimin “Golden Globe” për aktorin më të mirë me filmin “Wong Foo-së, faleminderit për gjithçka, Julie Newmar në këtë komedi luajti rolin e mbrëtëreshës Miss Vida Boheme.

Tony Curtis dhe Jack Lemmon

"Dikush e do të nxehtë", 1959

Të gjithë i pëlqejnë aventurat e dy muzikantëve të dështuar që u detyruan të shtiren si femra. Jack Lemmon u nominua për “Oscar” për rolin e tij në këtë film. 

Dustin Hoffman

"Tootsie", 1982

Historia e një aktori të talentuar që vendosi të luajë rolin e një gruaje. Dustin Hoffman u nominua për “Oscar” si aktori më i mirë. 

Burimi: Bright Side

Përshtati:R.O.