Policia Fianciare e Montegiordano në Cosenza ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi u kap me 14 kilogramë duhan kontrabandë.
Arrestimi i shqiptarit u bë pas kontrollit që policia bëri në makinën që ai po udhëtonte, duke i gjetur në bagazh 28 steka me cigare kontrabandë me peshë totale 6 kilogramë.
Gjithashtu pas kontrollit në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, policia gjeti edhe 8 kilogrmaë cigare të tjera.
Cigaret e sekuestruara ishin të markave Marlboro, Winston, Merita, L & M, Karelia dhe nuk ishin të pajisur me pullën e shtetit.





