27 korrik 2015 – Numri i policëve të dyshuar në aferën e seksit me të mitura, në Suharekë, nga 9 është rritur në 14.
Numri i të dyshuarve është shtuar nga hetimet e Inspektoratit Policor të Kosovës për rastin e ngjarë më 9 qershor të këtij viti në Suharekë, ku një vajzë 14-vjeçare dhe një tjetër 15-vjeçare ishin raportuar si të zhdukura.
Gjatë asaj periudhe ato kishin pasur marrëdhënie seksuale me rreshterin e Policisë së Kosovës në Suharekë, SH.S, raporton ‘Zëri’.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/