Në 24 orët e fundit janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë
Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore 788
  • Të shëruar ne 24 orë 300
  • Të shtruar në spitale 454
  • Humbje jete në 24 orë 14
  • Testime ditore 2.501
  • Testime totale 221.676
  • Raste pozitive 48.530
  • Raste të shëruara 24.820
  • Raste Aktive 22.707
  • Humbje jete 1003

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 12162
  • Fier 1747
  • Durrës 1402
  • Korçë 1157
  • Vlorë 1146
  • Shkodër 1139
  • Elbasan 964
  • Berat 843
  • Lezhë 823
  • Gjirokastër 550
  • Kukës 448
  • Dibër 326