Një i mitur është gjetur i mbytur në liqenin e Farkës në Tiranë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35.

Mësohet se viktima është 14-vjeçari me iniciale A.R. i komunitetit rom. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore. Trupi i pajetë i të miturit është dërguar në morg.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.