TEPELENE – Një 14-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij në fshatin Toç të Tepelenës.
Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se 14-vjeçari me iniciale M.K, është gjetur i pajetë në katin e dytë të banesës nga prindërit e tij, të cilët kishin disa orë që e kërkonin.
Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë adoleshentin drejt aktit ekstrem, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





