Një 14-vjeçar nga Durrësi, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit gjatë fundjavës që kaloi.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.
Ky rast vjen pas një tjetër rasti fatal të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur një 17-vjeçare nga Durrësi humbi jetën nga meningiti akut në QSUT. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi pasi fillimisht ishte paraqitur në spitalin e Durrësit.