Një djalë 14-vjeçar nga qyteti Hampshire i Eastleigh, në SHBA është akuzuar për planifikimin e akteve të terrorizmit.
Policia kundër terrorizmit tha se i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u akuzua për përgatitjen e akteve terroriste, që lidhen me ekstremizmin islamik.
Autoritetet u shprehën se hetimi është i fshehtë dhe nuk përbën rrezik për komunitetin.
“Ne e dimë se komuniteti i Eastleigh mund të shqetësohet për këtë lajm, megjithatë “Hampshire Constabulary” kanë qenë duke u marrë me këtë çështje kohët e fundit dhe duam t’ju sigurojmë se hetimi është i izoluar dhe pa ndonjë rrezik për komunitetin. Nëse mendoni se keni parë diçka të dyshimtë, që mund të lidhet me veprimtaritë terroriste, keni besim t’i ndani ato shqetësime me ne. Mund të jetë sjellje e pazakontë në një vend të caktuar ose në një kohë të caktuar të ditës”.





