Policia arrestoi një 14-vjeçar të mërkurën në Panorama të Selanikut, pasi i mituri tentoi të vriste babanë e të dashurës së tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e Krishtlindjeve në shtëpinë e 64-vjeçarit ku ndodhej vajza e tij 16-vjeçare dhe i dashuri i saj 14-vjeçar.

Në një moment dhe për arsye ende të panjohura, 16-vjeçarja është përleshur me babain e saj 64-vjeçar.

Më pas 14-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka sulmuar 64-vjeçarin të cilin e ka plagosur.

Policia dhe një ambulancë mbërriti në shtëpinë ku ndodhi ngjarja në Panorama. Mjekët morën 64-vjeçarin dhe e dërguan në një klinikë private, ndërsa 14-vjeçari u arrestua. I mituri pritet të dalë në prokurori në orët në vijim.