Për shkak të dyshimit për veprën penale “incest”, Policia e Dibrës ngriti padi kundër një 48-vjeçari, për të cilin gjykata në Gostivar caktoi masë arresti deri në 48 orë.

I dyshuari mësohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij 14-vjeçare më 6 nëntor, por rasti në polici është paraqitur një ditë më pas.

Qendra për Çështje Sociale në Dibër pas bisedës së zhvilluar me vajzën 14-vjeçare konstatoi se abuzimet nga babai kanë nisur para tre muajsh.

Me urdhër të prokurorit është kryer kontroll mjekësor i vajzës së abuzuar. I denoncuari është autor i njohur i veprave penale dhe kundër tij janë ngritur padi penale për “dhunë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “mashtrim” dhe “falsifikim i dokumenteve”.