Shpallet në kërkim një adoleshent 16-vjeçar nga Shijaku, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, vetëm 14 vjeçe.
Ka qenë nëna e të miturës me iniciale F.K., 37-vjeçaja B.K. që ka denoncuar adoleshentin në polici.
Sipas kallëzimit të nënës, 16-vjeçari me iniciale E.B. banues në fshatin Karpen, ka kryer marrëdhënie me të bijën.
Pas denoncimit, blutë e Shijakut kanë nisur kërkimet për kapjen e të riut.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





