Policia e Gjirokastrës ka dal me informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur në fshatin Lipe të Përmetit, ku mbeti e plagosur një 14-vjeçare, pasi ra nga disa metra lartësi në një humnerë.

Sipas policisë 14-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.

Njoftimi i policisë:

“Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,