Një vajzë 14 vjeçe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi përdori telefonin në tualet.

Madison Coe nga Lovington, New Mexico, ishte duke bërë dush në tualetin e shtëpisë së saj, kur tentoi të karikonte telefonin në një nga prizat e banjës.

Sipas familjes së saj, 14-vjeçarja ka vdekur menjëherë, pasi telefoni bëri masë, gjatë kohës që ishte duke bërë dush.

Gjyshja e saj, Donna O’Guinn, mes lotësh tha se ky aksident do të jetë një mësim për të tjerët në të ardhmen.

“Kjo është një tragjedi dhe të gjithë duhet të tregojnë kujdes në mënyrë që të mos i ndodhë asnjë njeriu  tjetër”.