11 shtator 2015 – 14 vjet më parë, mëngjesi i 11 shtatorit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kthye në ditë të zezë, kur dy kullat e qendrës tregtare më të madhe në botë, u goditën nga dy avionë dhe humbën jetën rreth 3000 persona. Tubime përkujtimore janë planifikuar gjithandej vendit për të përkujtuar ditën kur katër avionë kryen sulmet vetëvrasëse në Shtetet e Bashkuara.
Dy nga avionët u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju-Jork, një u përplas në Pentagon, ndërsa i katërti u rrëzua në fushat e Shanksvillit në Pensilvani, para se të arrijë në cakun e synuar në Uashington.
Presidenti Barack Obama me bashkëshorten dhe stafin presidencial, do të marrin pjesë në një minutë heshtjeje në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa pasdite, presidenti do të marrë pjesë në një takim në bashkinë e Fort Meade afër Uashingtonit, për të biseduar me pjesëtarët e forcave të armatosura që ndihmojnë për të mbajtur vendin të sigurt.
/portali DurresLajm/