Vijon procesi i numërimit në bashkinë Durrës. Nga numërimi i votave në 140 kutitë e para nga 342 në total kryeson kandidatja e PS-së, Emiriana Sako. Kryesimi i Sakos vihet re në të 4 KZAZ-të e bashkisë.
Deri në këto momente janë 19 937 vota për Emiriana Sakon dhe 15 413 vota për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Igli Cara.
Diferenca mes dy kandidatëve rivalë është 4524 vota.





