Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondin vjetor të parave për vitin 2020 për partitë politike.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ miratoi projektvendimin, “Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020”.

Sipas KQZ, fondi që është vendosur për t’u shpërndarë në dispozicion të partive është 140 milionë lekë, të cilat ndahen si më poshtë:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047 lekë
2. Partia Demokratike 38.911.877 lekë
3. Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797 lekë
4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477 lekë
5. Lista e Barabartë 4.841.667 lekë
6. Partia Socialdemokrate 5.369.137 lekë