Vijojnë të jenë të larta shifrat ditore të të infektuarve me koronavirus në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid-19, 1,434 raste të reja dhe 14 persona kanë humbur jetën.

Nga fillimi i pandemiesë e deri më sot në vendin fqinj janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 281 583 persona mes të cilëve 35 577 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 471 persona duke e çuar në 211,272 nurmin e përgjithshëm të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.