Nëse jeni nga ata të fiksuarit pas komunikimit që ecin në rrugë duke shkruar mesazhe, ndoshta duhet të filloni të hiqni dorë nga ky zakon. Bëhet fjalë për një ligj të ri, i cili pritet të miratohet në New Jersey, i cili ndalon shkrimin e mesazheve nga celulari teksa jeni duke ecur.
Nëse ky projektligj miratohet, masa do të jetë 15 ditë burg ose gjobë prej 50 dollarësh. Ky projektligj propozohet pas incidenteve të shumta, të cilat kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të celularit gjatë ecjes.