Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 perosna nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 653 raste të reja nga 3119 teste të kryera.

Viktimat e 24 orëve të fundit janë shënuar; 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Rastet e reja janë konfirmuar; 234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në Fier, Sarandë, 20 raste në Shkodër, 16 raste në Gjirokastër, Tepelenë, 14 raste në Skrapar, 12 raste në Lushnje, Librazhd, 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Kurbin, Pogradec, 7 raste në Elbasan, Kavajë, 6 raste në Devoll, Përmet, Kolonjë, Kuçovê, 4 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Vau Dejës, Bulqizë, Peqin, 3 raste në Krujë, Pukë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Vorë, 2 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, 1 rast në Has, Belsh, Dibër, Prrenjas, Shijak, Maliq, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Statistika (14 Mars 2021)

Raste të reja ditore        653
Të shëruar në 24 orë     662
Të shtruar në spitale      501
Humbje jete në 24 orë   15
Testime ditore                 3119

Testime totale          511,075
Raste pozitive           117,474
Raste të shëruara       80,483
Raste Aktive                34,946
Humbje jete                2045

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23290
Fier        2572
Vlorë       1614
Durrës    1640
Shkodër   1337
Gjirokastër 1224
Korçë    912
Elbasan 565
Lezhë      744
Berat       385
Dibër    352
Kukës    311