Një 36-vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur 15 kallëpe tritoli në ambjentet përreth banesës së tij. Personi i arrestuar është identifikuar me emrin Niko. K, 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër,
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.





