Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme statusin e investitorit të veçantë, për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në qytetin e Durrësit.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, tha se është fjala për një investim prej 15 milionë eurosh nga “Intercontinental Hotels Goup”.
“Ndërtimi i një hoteli tjetër me 5 yje të grupit Mediterrean Invest Group” në qytetin e Durrësit është në vazhdim të strategjisë për turizmin nga qeveria shqiptare. Hoteli i grupit “Intercontinental Hotels Goup”, nuk është vetëm miratimi i një statusi të veçantë të një investitori të ri, por është fjala për Investim prej 15 milionë eurosh”, tha Kumbaro.





