Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë raportuar të dhënat e fundit, sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.
Mësohet se nga 1713 testime të kryera 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga virusi.
Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.
Njoftimi i plotë:
16 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.
Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.
Në total numri i rasteve aktive është 186.





