16 qershor 2015 – Një grup italo-shqiptar i trafikimit të lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia italiane dukë vënë në pranga 15 shqiptarë dhe 5 italianë.
Gjatë operacionit antidrogë “Vrima”, u sekuestruan 13.5 kg heroinë, vlera e së cilës sipas përllogaritjeve paraprake arrin në shifrën e 1 milion eurove.
Policia e Barit njoftoi goditjen e kësaj bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Altamurës ku u zbulua dhe laboratori i drogës, por që e kishte shtrirë aktivitetin e saj edhe në Pulja, Toskanë dhe Abruzo.
Gjithashtu, veç 20 të arrestuarve, edhe 18 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve, ndërkohë që bëhet me dije se po bashkëpunon edhe policia shqiptare për hetime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/