Pesëmbëdhjetë transeksualë të rinj brazilianë u kërcënuan me magji të zezë vetëm që të përdoreshin për prostitucion në Murcia të Spanjës.
Policia spanjolle shpëtoi viktimat dhe arrestoi 13 persona nga rrjeti i tranfikimit të prostitucionit, të cilët janë mes moshës 19 dhe 60 vjeç.
Krerët kriminelë përdorën dhunë, drogë dhe magji të zezë për të detyruar prostitutat.
"Grupi kriminal kryesohej nga një shtetas brazilian, i cili me ndihmën e bashkëpunëtorëve në Spanjë, rekrutoi të rinjtë në Brazil, të cilët ishin në kushte të pasigurta ekonomike. Ata u mashtruan nga ideja se do vinin në Spanjë", njoftoi policia.
Banda i përdorte për prostitucion, i detyronte të shisnin drogë dhe nganjëherë i mbyllte në banesë, ku përballeshin me kërcënime e dhunë fizike. Ky rrjet u shkatërrua falë ankesës së një viktime në stacionin policor në Murica.





